Telegrafi

Nis ndërtimi i çerdhes moderne në Klinë

Mbi 530 mijë euro do t’i kushtojë ndërtimi i çerdhes moderne për fëmijë Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Kështu tha ministri në detyrë, Shyqiri Bytyqi në vendosjen e gurthemelit të çerdhes në Klinë.

“Ministria e financon komplet këtë projekt, është projekt që kapë shumën mbi 530 mijë euro, që konsiderojë që është një projekt shumë modern. E vumë gurthemelin e këtij projekti shumë të rëndësishëm që është fjala për “Çerdhe të Fëmijëve”, do ta ketë një çerdhe të rëndësishme”, tha Bytyqi

I pari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, e vlerësoi këtë projekt më të rëndësishmin në komunën e Klinës.

“Besoj që ky është projekti më i rëndësishëm që po fillojmë punën në Klinë sepse janë në pyetje gjeneratat e të ardhmes së Kosovës”, tha ai.

Ndërsa deputetja nga radhët e LDK-së nga qyteti i Klinës, Mirjeta Kalludra, tha se ky projekt ka qenë kërkesë e qytetarëve të Klinës, pasi çerdhja aktuale nuk i ka plotësuar nevojat e fëmijëve.

“Ka qenë nevojë dhe kërkesë e qytetarëve të Klinës, pasi që dihet se çerdhja aktuale nuk i ka plotësuar nevojat e fëmijëve, ky është një projekt i rëndësishëm është për të ardhmen e fëmijëve”, përfundoi ajo./kp/Telegrafi/