Site icon Telegrafi

Nis ndërtimi i bibliotekës në Obiliq

Në kuadër të kremtimit të ditës së çlirimit të komunës së Obiliqit, sot është bërë vënia e gur-themelit për ndërtimin e bibliotekës së qytetit.

Me këtë rast, kryetari i komunës, Xhefer Gashi, tha se për nder të kësaj dite kanë nis punën për këtë bibliotekë, e cila është e domosdoshme për të rinjtë dhe studentët.

“Që në këtë ditë të bëjmë edhe gur-themelin e bibliotekës së qytetit me qëllim që të krijohet një mundësi më shumë për të rinjtë, për studentët tanë që e kanë shumë të domosdoshme. Hapësira totale duhet të jetë diku rreth 750 metra katror, projekti në total është 272 mijë euro dhe afati kohorë është 120 ditë pune për realizimin e projektit“, tha ai.

Përndryshe, kuvendi komunal në këtë komunë, ka mbajtur edhe një seancë solemne për ditën e çlirimit, ku u vlerësua lartë sakrifica dhe kontribut i të rënëve për liri.

Exit mobile version