Për të dytin vit radhazi nën izolim dhe masa të tjera kufizuese që janë vendosur me qëllim të parandalimit, luftimit të coronavirusit, besimtarët myslimanë kanë nisur sot agjërimin në Muajin e Ramazanit.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë të Ramazanit. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka uruar të gjithë besimtarët që kanë nisur agjërimin.
“Agjërim të lehtë për të gjithë besimtarët myslimanë në muajin e bekuar të Ramazanit”, ka shkruar Rama.