Telegrafi

Fillon votimi për kryesues të Asamblesë në Prishtinë

E plotësuar: Ka nisur procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të Asamblesë Komunale të Prishtinës.

Fehmi Kupina i LDK-së është i vetmi propozim. Nga 51 asamblistë, për t’u zgjedhur kryesues duhen 26 vota pro./Telegrafi/

—-

Nis mbledhja për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit të Prishtinës, propozohet Fehmi Kupina nga LDK

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka nisur mbledhjen e sotme ku do të zgjedh kryesuesin e Kuvendit Komunal.

Lëvizja Vetëvendosje si subjekti më i madh, ka hequr dorë nga propozimi i anëtarit për kryesues.

“Ne heqim dorë nga kjo e drejtë, dhe ia kalojmë subjekteve tjera. LVV nuk është penguese e procesve dhe ne do të qëndrojmë në sallë”, u tha nga një asamblistë i LVV-së.

Kurse nga LDK u propozua Fehmi Kupina, i cili është edhe emri i vetëm i porpozuar, pasi që edhe subjektet tjera PDK, AAK e AKR nuk dhanë ndojë emër.

Seanca po vazhdon tash me përgatitjet për votim. /Telegrafi/