Site icon Telegrafi

Mbledhja e Qeverisë në Prevallë – pritet harmonizimi i programit qeverisës

Qeveria e Kosovës ka nisur mbledhjen gjithëditore, të paralajmëruar për sot nga kryeministri Albin Kurti.

Fillimin e kësaj mbledhje e ka konfirmuar për Telegrafin, zëvendëskryeministri i parë, Avdullah Hoti.

Në këtë mbledhje e cila do të zgjasë me orë të tëra do të diskutohet për versionin përfundimtar të programit qeverisës.

Lexo po ashtu Qeveria nesër mban mbledhje gjithëditore, diskutohet programi qeverisës

Ndryshe dje në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri Kurti tha se: “Kisha theksuar rëndësinë e mbledhjes së nesërme që kemi e cila është mbledhje gjithëditore që draft programi qeverisës të përgatitur nga Zyra e planifikimit strategjik ta shndërrojmë në version përfundimtar të programit tonë qeverisës, në një plan të punës dhe aksionit, me të cilin do ta realizojmë orientimin e ri të Qeverisë së Republikës së Kosovës, votuar më 3 shkurt të këtij viti në Kuvendin e Republikës”.

Mbledhja është duke u mbajtur në Prevallë. /Telegrafi/

Exit mobile version