Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës e cila do të shqyrtojë kërkesën për mbajtje të seancës të jashtëzakonshme, me të vetmen pikë të rendit të ditës këtë rend dite shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi.
Në mbledhje po marrin pjesë anëtarët e PDK-së, LDK-së, AAK-së, Lëvizjes Vetëvendosje, Nismës dhe grupi 6+. Ndërsa mungojnë ata nga Lista Serbe
Ndërkaq, konsensusin për votim të kësaj marrëveshje e kanë shprehur të gjitha subjektet politike në një takim me presidentin Thaçi dhe ambasadorët e vendeve të Quintit, ku janë zotuar se deputetët e tyre do të votojnë pro kalimit të marrëveshjes që i jep fund izolimit të qytetarëve kosovarë për të udhëtuar pa viza. /Telegrafi/