Ka filluar mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në këtë takim do të diskutohet për ecurinë e bisedimeve me Lëvizjen Vetëvendosje për koalicionin e mundshëm paszgjedhor.
Pas kësaj mbledhje, kreu i LDK-së, Isa Mustafa do të mbajë një konferencë për media.
Deri më tani, LDK dhe VV nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët rreth postit të presidentit, pozitë kjo që kërkohet Lidhja por që Lëvizja mendon që kjo çështje duhet të diskutohet më vonë. /Telegrafi/