Telegrafi

Nis mbjellja e 450 mijë luleve në Prishtinë (Foto)

Në prag të hyrjes në stinën e pranverës, Komuna e Prishtinës ka menduar edhe këtë vit për rregullimin e hapësirave publike me lule.

Tashmë ka filluar edhe mbjellja e tyre në hapësirat e gjelbëruara të Prishtinës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari Shpend Ahmeti.

“Ka filluar mbjellja e luleve sezonale nëpër hapësirat e gjelbra të Prishtinës. Gjatë këtij viti do të mbillen mbi 450.000 lule, të cilat janë duke u kultivuar nga Ndërmarrja Publike “Hortikultura””, ka shkruar Ahmeti. /Telegrafi/