Telegrafi

Me parullat “Cilësi në arsim”, “Ku janë psikologët”, “S’kam ardhur me më gjyku, por me mësu” – nxënësit marshojnë në Prishtinë

Sot u mbajt marshi i nxënësve “S’po shkohet në shkollë”, në Prishtinë, ku nxënësit kërkuan të kenë kushte më të mira të mësimit.

Nxënësit marshuan me parulla “Cilësi në arsim”, “Mos ma ceno dijen”, “Ku janë psikologët”, “S’kom ardh me më gjyku, por me mësu”, “S’po shkohet në shkollë”, “Mos na kallxoni përralla”, “Boll kena heshtë”, etj.

Marshi u mbajt në 29 qytete të Kosovës, ndërsa Këshilli i Nxënësve të Kosovës (KNK) ka bërë të ditur se cilësia e arsimit, përmbajtjet mësimore, sjelljet e profesorëve, infrastruktura e institucioneve shkollore si dhe fenomenet negative prezentë me të cilat përballen nxënësit e shkollave tona janë vetëm disa prej pikave për të cilat po marshojnë.

“Heshtja nuk është zgjidhje! T’i kthehet vëmendja ARSIMIT!”, thuhejt në reagim. /Telegrafi/