Në Prishtinë ka filluar marrshi protestues “Drejtësi për Astritin”, i organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, me rastin e një vjetorit të vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit.
Protestuesit fillimisht janë mbledhur para Bibliotekës Kombëtare për të vazhduar para Qeverisë së Kosovës.
Gjatw kwsaj proteste do t’i bëhet thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të gjitha autoriteteve shtetërore, që të marrin urgjentisht përgjegjësitë e tyre për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së Astrit Deharit./Telegrafi/