Site icon Telegrafi

Nis mandatin e ri si kryetar i Komunës, Muhaxheri zotohet se do të jetë në shërbim të qytetarëve

Është mbajtur seanca solemne inauguruese e legjislaturës se re te Kuvendit te Komunës se Pejës, ku seancën e udhëhoqi asamblistja me në moshë, Drita Maloku.

Në pranin e mysafirëve te shumtë në mënyrë solemne deputetët e zgjedhur e bënë betimin për mandatin e tyre katër vjeçar.

“Në vazhdim para deputetëve e bëri betimin edhe kryetari i zgjedhur i Komunës se Pejës, Gazmend Muhaxheri, i cili pastaj me një fjalë rasti i falënderoi qytetarët e Komunës se Pejës për besimin dhe u zotua që do të jetë në shërbim te qytetarëve edhe gjatë këtij mandati”, thuhet në njoftimin e bërë për media.

Tutje, në njoftim thuhet se “gjatë seancës u propozua edhe zgjedhja e Kryesuesit te Kuvendit të Komunës dhe pas procedurave të votimit të fshehtë, me shumicë të votave u zgjodh Rexhep Kurtbogaj, Kryesues i Kuvendit Komunal të Pejës, për mandatin katër vjeçar”.

“Kryesuesi i zgjedhur, Rexhep Kurtbogaj në fjalën e tij përshëndetëse i falënderoi deputetët për besimin e dhënë dhe premtoi zbatim të ligjit, korrektësi, paanshmëri dhe bashkëpunues me të gjithë deputetët pa dallime partiake”.

Organet tjera të Kuvendit të Komunës do të zgjedhën në seancën e radhës. /Telegrafi/

Exit mobile version