Telegrafi

Nis largimi i shtyllave elektrike nga druri në Pejton, KEDS: Kjo lagje parashihet të ketë pamje moderne

Pamje nga procesi i demolimit të rrjetit elektrik në lagjen Pejton të Prishtinës // Foto: Ridvan Slivova

Që nga e hëna e 14 nëntorit, KEDS ka nisur procesin e demolimit të rrjetit elektrik në lagjen Pejton të Prishtinës.

Aty ka filluar largimi i shtyllave, përçuesve dhe kabllove të operatorëve kabllorë, pasi është vendosur rrjeti nëntokësor.

Sipas KEDS-it, kjo lagje parashihet të ketë pamje moderne pas demolimit të rrjetit të vjetër, që pritet të përfundojë brenda këtyre ditëve.

Telegrafi ka siguruar edhe pamje nga vendi i ngjarjes, të cilat mund t’i shihni më poshtë. /Telegrafi/