Që nga e hëna e 14 nëntorit, KEDS ka nisur procesin e demolimit të rrjetit elektrik në lagjen Pejton të Prishtinës.
Aty ka filluar largimi i shtyllave, përçuesve dhe kabllove të operatorëve kabllorë, pasi është vendosur rrjeti nëntokësor.
Sipas KEDS-it, kjo lagje parashihet të ketë pamje moderne pas demolimit të rrjetit të vjetër, që pritet të përfundojë brenda këtyre ditëve.
Telegrafi ka siguruar edhe pamje nga vendi i ngjarjes, të cilat mund t’i shihni më poshtë. /Telegrafi/