Në veri të Kosovës, konkretisht në fshatin Zupç të Zubin Potokut është duke u larguar edhe kjo barrikadë e cila qëndroi aty për disa ditë, e vendosur nga bandat kriminale serbe.
Siç raporton Telegrafi në vendngjarje janë edhe pjesëtarët e karabinierëve italian.
Ndërkaq, të enjten janë larguar disa barrikada si në fshatin Rudarë, i cili gjendet në komunën e Zveçanit, në komunën e Leposaviqit dhe një në Komunën e Zubin Potokut. /Telegrafi/