Site icon Telegrafi

Nis kryerja e operimeve në Spitalin “Isa Grezda” në Gjakovë, drejtori dërgohet në komision disiplinor

Ditë më parë Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës “Isa Grezda” kishte marrë vendim që nga 7 korriku të ndërpresë punën në sallat operative, përveç rasteve urgjente i cili vendim tashmë është shfuqizuar dhe se operacionet janë duke u kryer.

Lajmin për Telegrafin e kanë bërë të ditur nga zyra e informimit e Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar (ShSKUK).

Lexo po ashtu Pushimet verore e mungesë të anesteziologëve - pezullohen operimet në Spitalin e Gjakovës

Sipas përgjigjes së tyre thuhet se drejtori ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm në Gjakovë, është proceduar në Komision Disiplinor të ShSKUK-së.

“Ju konfirmojmë se pas raportit të Grupit Punues të formuar nga drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, lënda, përkatësisht drejtori ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm në Gjakovë, është proceduar në Komision Disiplinor të ShSKUK-së.

Jemi të informuar se është shfuqizuar vendimi dhe tashmë operacionet po kryhen”, thuhet në përgjigjen e zyrës së informimit.

Ndryshe, Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës “Isa Grezda” kishte marrë vendim që nga 7 korriku të ndërpresë punën në sallat operative, përveç rasteve urgjente.

Ky vendim ishte marrë për shkak të periudhës së pushimeve dhe mungesës së anesteziologëve. /Telegrafi/

 

Exit mobile version