Me intonimin e himnit të Kosovës dhe atij kombëtar ka nisur të mbahet konventa e Partisë Demokratike të Kosovës, prej ku do të zgjidhet kryetari i ri i kësaj partie.
Deri tani kandidat i vetëm për kryetar të PDK-së është Memli Krasniqi.
Betim Gjoshi, sekretar organizativ i PDK-së, tha se para fillimit të konventës se kush shpreh gatishmërinë që të garojë, ka mundësi të pyes në Konventën.
“Në rast se sot dikush shpreh gatishmërinë të kandidohet për kryetar të PDK-së, i mbetet konventës që të vendosë për një gjë të tillë. Deri më tani është vetëm Memli Krasniqi, kandidat i vetëm për këtë pozitë”, tha ai.
Ai pak para fillimit të konventës së dhjetë të PDK-së, para medieve ka thënë se janë inkurajuar të gjithë që të kandidojnë për udhëheqjen e kësaj partie.
“Kryetari i PDK-së zgjedhet ai që merr më shumë se gjysmën e votave të delegatëve. Nëse ka votim të fshehtë, por edhe të hapur… Nuk është që e kemi pyetur, por është konventa që vendos, pra ka detyrim kryesia e punës që të pyes konventën se për cilën mënyrë të votimit është e përcaktuar”, ka shtuar ai. /Telegrafi/