Site icon Telegrafi

Java Kulturore Kombëtare, shfaqen filmat e regjisorit Valmir Tertini në Tiranë

Javët kulturore ndërkombëtar janë një nismë e Ministrisë së Kulturës që sjell në Shqipëri tinguj e imazhe nga 18 vende të botës.

Kjo jave i dedikohet Kosovës dhe Shqipërie, pra e quajtur java Kombëtare, ku në një formë Shqipëria mirëpret Kosovën.

Filmat më të suksesshëm janë selektuar që të shfaqen para audiencës.

Gjatë ditës së sotme, 22 nëntor ora 19:00 do të jenë para publikut dy filmat e regjisorit Valmir Tertini, “Tradhti me Letra” si dhe filmi “Vulë”, dy filma të cilët kanë marrë pjesë në shumë festivale dhe janë shpërblyer me çmime ndërkombëtare.

Tek salla KinoJone në ambientet e arkivit qendrorë të filmit në Tiranë do të shfaqen filma të ndryshëm, java nisi me filmin “Zgjoi” të regjisores, Blerta Basholli.

Exit mobile version