Java e dytë e Superligës së Kosovës nis sot me dy ndeshje mjaft interesante.
Padyshim që vëmendja kryesore do të jetë në mes Dritës dhe Llapit, takim ky që zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan.
Drita edhe në këtë ndeshje kërkojnë tre pikët e radhës për të vazhduar me ecuri pozitive, ndërsa llapjanët pasi dështuan të fitojnë në shtëpi në javën e parë, do të kërkojnë pikë edhe ndaj nënkampionëve te Kosovës.
Ndeshja tjetër e cila zhvillohet në orar të njëjtë është edhe përballja e dy skuadrave që u inkuadruan në elitë, ajo në mes Ulpianës dhe Malishevës.
Të dy skuadrat në ndeshjet e para kanë marrë nga një barazim, ndërsa tani në ballafaqim kërkojnë tre pikët e para.
Të dy ndeshjet zhvillohen nga ora 17:00./Telegrafi/