Në kuadër të aksionit ‘Ta pastrojmë Gjilanin’, kompania regjionale e Ujit ‘Hidromorava’ ka nisur pastrimin e ujëmbledhësve atmosferikë në rrugët e qytetit, aktivitet të cilin kryetari Lutfi Haziri e ka mbështetur duke bërë thirrje që qytetarët të kenë më shumë përkushtim për ambient të pastër.
Muhamed Suliqi, drejtor i KRU ‘Hidromorava’, tha se aktiviteti i sotëm do të vazhdojë deri në hapjen e të gjitha pusetave.
“Pastrimi i ujëmbledhësve është i domosdoshme për evitimin e vërshimeve gjatë të ardhmes në rast të reshjeve, por njëkohësisht eliminon edhe kundërmimin. Si kompani do të vazhdojmë që t’i mirëmbajmë edhe në të ardhmen, por njëkohësisht apelohet tek qytetarët, që të mos hedhin mbeturina”, tha ai.
Ndryshe, Komuna e Gjilanit është e vendosur të bëjë pastrimin e gjithë territorit të Gjilanit që nga qendra e deri në fshatrat më të largëta, për të qenë komuna më e pastër në nivel të republikës dhe më gjerë, përcjell Telegrafi