Site icon Telegrafi

Nis gjyqi ndaj ish-kryetarit të Teheranit

Gjykimi ndaj ish-kryetarit të Teheranit, Mohammad Ali Najafi ka nisur, raportojnë mediat iraniane.

Najafi është paraqitur në një gjykatë në Teheran. Ai akuzohet se ka vrarë gruan e tij tl dytë, Mitra Ostad në shtëpinë e tyre në Teheran.

Në aktakuzën e lexuar në gjykatë përfshihej vepra vrasje, sulm dhe posedim ilegal i armës.

Prokurorët gjithashtu lexuan një letër nga ish-kryetari i Teheranit, i cili pretendonte se gruaja e tij, gjatë një fjalosjeje, e kishte kërcënuar atë me thikë.

Seanca e radhës gjyqësore ndaj Najafi është caktuar për 17 korrik.

Më 28 maj, Ostad ishte gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në lagjen Saadat Abad, në veriperëndim të Teheranit.

Në po të njëjtën ditë, prokurori i Teheranit, Mohammad Shahriari tha se Najafi “u dorëzua në polici” dhe pranoi se ka vrarë gruan e tij për shkak të problemeve familjare, ka raportuar agjencia e lajmeve Tasnim.

Kjo agjenci ka raportuar se Ostad ishte qëlluar disa herë me armë zjarri.

Poligamia është e ligjshme nën ligjet islame, që aplikohen në Iran.

Najafi dha dorëheqje nga posti i kryetarit të Teheranit vitin e kaluar, pasi u përball me kritika të shumta për shkak se kishte marr pjesë me një ceremoni ku disa vajza të reja kishin qenë duke vallëzuar. Megjithatë, si arsye për dorëheqje nga posti i kreut të Teheranit, ai kishte përmendur arsye shëndetësore.

Exit mobile version