Seanca nuk filloi pa i bërë përgatitjet e duhura. E, pak pas orës 9:00 të mëngjesit, nisi gjykimi për tri mjeket gjinekologe të spitalit të Gjilanit.
Gjykatën Themelore e kësaj komune, ka ngritur aktakuzë ndaj doktoreshave: Maxhide Shaqiri, Hamide Zeqiri dhe Vjosa Kosumi, për dyshimet se nga pakujdesia dhe neglizhenca mjekësore dërguan deri në vdekjen e pacientes Arbenita Spahiut, e cila kishte gjakderdhje pas lindjes së foshnjës së saj.
Pas fjalës së gjykatësit i erdhi radha prokurorit të shtetit Arben Ismajlit, për ta lexuar aktakuzën.
Por, të akuzuarat u deklaruan të pafajshme.
Ndërkohë, gjyqtari iu dha afat prej 20 ditëve avokatëve të akuzuarave për ankesa lidhur me aktakuzën. Shemsedin Piraj, që e mbron Vjosa Kosumin nuk do ta humbë këtë rast.
Pacientja e ndjerë 27 vjeçare nga Gjilani kishte ndërruar jetë vetëm pak orë pasi kishte lindur beben e saj të gjinisë mashkull, në Spitalin e Gjinekologjisë në Gjilan.
Bashkëshorti i saj, që sipas rregullit nuk ishte ftuar në gjykatë, i tha Klanit përmes telefonit se shpresojnë që drejtësia ta thotë fjalën dhe se do të vërtetohet se Arbenita ka vdekur për shkak të mungesës së ndihmës mjekësore. /Klan Kosova/