Telegrafi

Nis fushata senzibilizuese rreth sigurisë dhe shëndetit në punë

Nga sot është hapur fushata sensibilizuese “Siguria dhe shëndeti në punë dhe puna formale”, e cila ka për qëllim vetëdijesimin e ndërmarrjeve për përmirësimin e kushteve të punës.

Kjo fushatë e cila është organizuar nga Kryeinspektorati i Punës në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Bashkimit Evropian do të zgjasë gjatë tërë muajit prill.

Kjo fushatë ka ardhur pasi që janë hasur shumë parregullsi gjatë viteve të kaluara në biznese të shumta të vendit. /KP/