Telegrafi

Nis fushata “CalExit”, California kërkon shkëputje nga SHBA-ja

Fitorja në zgjedhjet presidenciale amerikane e kandidatit republikan, Donald Trump, ka shkaktuar një tronditje të madhe në SHBA, veçanërisht në shtetet e konsideruara bastione të demokratëve.

Banorët e California-s, shteti që dërgon më shumë delegatë në Washington, kanë filluar në media sociale një fushatë për shkëputjen e tyre nga SHBA-ja.

Në fushatën në fjalë, që është nisur përmes rrjetit social “Twitter” nën etiketën #CalExit, zgjedhësit kalifornianë kërkojë shkëputjen e shtetit të tyre nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këtë peticion në “Twitter” e kanë nënshkruar me mijëra zgjedhës nga California, të cilët theksojnë se shteti i tyre është ekonomia e gjashtë më e madhe në botë.