Site icon Telegrafi

“Kosova Business Forum”, diskutohet për sfidat e bizneseve dhe mungesën e fuqisë punëtore

Në Prishtinë është mbajtur të mërkurën “Kosova Business Forum”, një platformë kombëtare e përvitshme, ku mirëpriten dhe zhvillohen ide nga të gjithë grupet e interesit.

Nën temën kryesore “Prishtina 2030 – Udhëheqja e rrugës drejt një kryeqyteti të së ardhmes” ky Forum i Biznesit në Kosovë është një platformë prezantuese për mundësi konkrete investimi, duke demonstruar se si komuniteti i biznesit mund të angazhohet në mënyrë aktive në realizimin e këtij vizioni.

array(3) { ["date"]=> string(19) "01-24-2024 12:18:06" ["time"]=> string(16) "24/01/2024 12:18" ["update"]=> bool(false) } 24/01/2024 12:18

Ristani: Kryeqytetet duhet ta konsiderojnë njëri-tjetrin si treg të përbashkët për zhvillimin ekonomik

Zëvendëskryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, gjatë fjalimit të saj në “Kosova Business Forum” që po mbahet në Prishtinë, ka thënë se kryeqyteti i Shqipërisë ka arritur një zhvillim të hovshëm që nga viti 2015.

Sipas saj, ata që e vizitojnë për herë të parë Tiranën kanë pritshmëri të ulëta, por kur e shohin habiten nga zhvillimi që ka arritur.

“Për mua është e vështirë ta shpjegoj Tiranën nga erdhi dhe si është. Ata që vijnë për herë të parë vijnë me pritshmëri të ulëta, habiten kur e shohin. Dëshira për të krijuar, kreativitet, inovacion është pjesë e kulturës tonë, jo vetëm e Tiranës, Prishtinës dhe Shkupit por e gjithë rajonit”, është shprehur Ristani.

“Ajo që ka ndodhur në Tiranë është një transformim total i habitatit të ekonomisë. Shumë vite përpara ne gëzoheshim kur kishim kompani të mëdha që punësonin qytetarë. Sot flasim për ekonomi digjitale, për kompani që kërkojnë njerëz të zhdërvjelltë në gjuhët, që janë të aftë të hyjnë në teknologji të reja…kur kemi ardhur për herë të parë në vitin 2015 turistët numëroheshin me gishta, sot numërojmë 10 milionë turistë. Kemi zonën e re ekonomike buzë autostradës në Tiranë”.

Ajo tutje ka thënë se turizmi i qëndrueshëm ka shumë rëndësi për qytetin.

Ristani gjithashtu ka deklaruar se kryeqytetet duhet ta konsiderojnë njëri-tjetrin si treg të përbashkët.

“Turizmi i qëndrueshëm është një arritje tjetër, se si t’i bëjmë njerëzit që të qëndrojnë aty. Midis qyteteve nuk është mungesa e komunikimit, por ta konsiderojmë njëri-tjetrin si treg të përbashkët. Nuk është çështje konkurrence por e tërheqjes”, është shprehur ajo.

array(3) { ["date"]=> string(19) "01-24-2024 11:50:00" ["time"]=> string(16) "24/01/2024 11:50" ["update"]=> bool(false) } 24/01/2024 11:50

Hashani: Bizneset dikur sfidoheshin nga barrierat institucionale, tash me mungesën e fuqisë punëtore

Drejtori i Institutit Riinvest, Alban Hashani, gjatë fjalës së tij në “Kosova Business Forum”, ka folur në lidhje me sfidat e bizneseve.

Sipas tij, në dekadën e fundit Kosova ka bërë progres në përmirësimin e mjedisit biznesor, megjithatë ka një ndryshim të renditjes së barrierave të bizneseve.

“Ka përmirësime të jashtëzakonshme, megjithatë vërejmë se ka një ndryshim të renditjes së barrierave që bizneset kanë hasur viteve të fundit. Ne si institut kemi vërejtur që para një dekade problemet kryesore janë lidhur me infrastrukturë dhe me ato që ne i kemi quajtur barriera institucionale, ndërsa barrierat që lidhen me fuqinë punëtore dhe barrierat e brendshme të kompanive kanë qenë në fund të listës”.

“Tash kemi përmbysje të kësaj liste. Ka pasur investime në infrastrukturë dhe barrierat e kësaj natyre janë zvogëluar. Te barrierat institucionale ka një zbutje te disa prej indikatorëve. Është inkurajuese me u dëgju reformat që po ndërmirren për zvogëlimin e barrës administrative, e cila vazhdimisht ka qenë problem për bizneset”, është shprehur Hashani.

Ai tutje ka deklaruar se sipas rezultateve të analizave që ka bërë Instituti Riinvest, mospërputhja në mes të kërkesës dhe ofertës për punë nuk buron prej parabarazisë në paga.

“Por, vjen prej mospërbushjes së pritjeve për kushtet e punës. Këtu inspektorati luan një rol të rëndësishëm për t’i përfaruar këto dy pjesë të medaljes”, ka thënë Hashani.

array(3) { ["date"]=> string(19) "01-24-2024 10:54:39" ["time"]=> string(16) "24/01/2024 10:54" ["update"]=> bool(false) } 24/01/2024 10:54

Panxha shpalos temat që do të diskutohen në “Kosova Business Forum”

Në ditën e dytë të Forumit të biznesit në Kosovë, “Kosova Business Forum”, drejtori ekzekutiv i saj, Astrit Panxha tregoi se cilat do të jenë temat e diskutimit.

Para të pranishmëve, Panxha tha se qëllimi i këtij forumi është që t’i bëjë bashkë të gjithë pjesëmarrësit nga sektori privat, institucionet dhe organizatat ndërkombëtare që janë duke bërë punë të mirë në fuqizimin e ndryshuesve.

Ai theksoi se në këtë forum folësit do të shtjellojnë tema të rëndësishme që lidhen me ekonominë.

“Do të flasim për klimën e investimeve, për platformën e projekteve që do t’i prezantojnë përfaqësuesit e kryeqytetit të Kosovës se çka ofron Prishtina për investime”, u shpreh Panxha.

Sipas tij, një pjesë e rëndësishme e Forumit i është kushtuar gruas sepse “besojmë që fuqizimi i gruas në ekonominë e Kosovës është vendimtar që të kemi një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik”.

“Kemi prekur sektorë të ndryshëm të ekonomisë së Kosovës. Ne besojmë që në vitin 2024 duhet të fokusohemi në dy shtylla kryesore sa i përket ekonomisë; tërheqja e investimeve të huaja direkte dhe qasja institucionale ndaj investitorëve”.

Panxha tutje tregoi se Forumi do të mbahet çdo vit në janar, ku do të diskutohet se cilat janë sfidat për vitin që pason.

array(3) { ["date"]=> string(19) "01-24-2024 10:44:15" ["time"]=> string(16) "24/01/2024 10:44" ["update"]=> bool(false) } 24/01/2024 10:44

Rama: Projektet që do t’i prezantojmë në “Kosova Business Forum” do ta transformojnë kryeqytetin

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në ditën e dytë të “Kosova Business Forum”, ka thënë se gjatë ditës do të prezantojnë një sërë projektesh për kryeqytetin para qindra bizneseve.

Ai ka deklaruar se këto projekte janë transformuese dhe më se të nevojshme për kryeqytetin.

Rama më tej ka thënë se si komunë do të kërkojnë edhe ndihmë nga sektori privat për të tërhequr investitorët vendorë, por edhe ata të huaj.

“Ne e kemi parë të rëndësishme që të nisim me përgatitjen e projekteve transformuese e më se të nevojshme për kryeqytetin, t’i përgatisim për prezantim dhe të kërkojmë ndihmë nga sektori privat që të joshim investitorët vendorë, por edhe nga jashtë”, është shprehur i pari i Prishtinës.

Sipas tij, është me rëndësi që kryeqyteti të jetë i ndërlidhur në shumë sfera me investitorët sepse kjo mundëson zhvillimin e hovshëm të Prishtinës, duke mos u varur vetëm nga buxheti lokal apo qeveritar.

Exit mobile version