Telegrafi

Nis festivali folklorik që bashkon shqiptarët e Plavës dhe Gucisë

Për të parën herë në krahinën e Plavë-Gucisë, në zemrën e Alpeve të Shqipërisë, po mbahet Festivali folklorik mbarëkombëtar.

Në këtë takim muzikor dhe etnografik marrin pjesë grupe folklorike nga gjithë trevat shqiptare, nga Konispoli i Çamërisë, Medvegja e Dardanisë, Shkupi Iliridas, që po i japin kësaj lugine, frymën e përgjithshme të atdheut tonë të përbashkët.

Ky festival mbështetet nga Fondacioni “Plavë-Guci”, si dhe nga Shoqata “Alpet Shqiptare”.

Festivali folklorik do të vazhdojë edhe sot në Vuthaj, dhe në fshatra të tjerë të luginës.