Milot Llalloshi ka vendosur t’i japë fund beqarisë së tij këtë muaj.
Ai dhe e fejuara e tij, Erxhina Ismajli do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë me 29 prill.
Burime të Telegrafit mësojnë se familja Llalloshi ka organizuar një dasëm të madhe për djalin e tyre të vetëm në qytetin e Prizrenit ku do të ketë shumë të ftuar.
Festa për dasmën e tyre tashmë ka filluar dhe në disa video të publikuara këngëtarja Edona Llalloshi shihet shumë e lumtur për dasmën e vëllaut të saj./Telegrafi/