Site icon Telegrafi

Nis edicioni i ri ‘X Factor Albania’, në audicione shfaqet një ‘drag queen’ dhe bën për të qeshur jurinë

Foto: TV Klan

Ka nisur tashmë edicioni i ri i spektaklit të talenteve, “X Factor Albania”.

Ky format i ritkhye në ekranin e TV Klan pas një mungese të gjatë prej afro nëntë vitesh.

Të premten janë shfaqur audicinet e para të këtij edicioni, ku në mesin e shumë pjesëmarrësve ishte edhe një “drag queen”.

Konkurrenti u prezantua me emrin “Drag queen Klea” dhe tha se është i pari i këtij lloji në Shqipëri.

Klea interpretoi për publikun këngën “Sekret” të Ronela Hajatit, e cila ka qenë kënga që dështoi ta kualifikonte Shqipërinë në finalen e Eurovisionit në vitin 2022.

Interpretimi u shoqërua edhe me një vallëzim i cili përfundoi te tavolina e jurisë, duke bërë për të qeshur shumë prej tyre.

Nga të katër anëtarët, Klea mori vetëm një “po” nga Elhaida Dani, gjersa tri anëtarët e tjerë: Arilena Ara, Young Zerka dhe Adi Krasta, thanë “jo”. /Telegrafi/

Exit mobile version