Telegrafi

Nis dekorimi i shesheve për festat e fundvitit

Për dallim nga viti i kaluar ku Prishtina ishte qyteti i fundit i cili u dekorua për festat e fundvitit, këtë vit përgatitjet kanë filluar më herët.

Zëdhënësja e komunës së Prishtinës, Miranda Mullafazliu tha për Telegrafin se kanë filluar më herët dekorimet në mënyrë që të mos ketë vonesa.

Ndryshe në vitin e kaluar komuna e Prishtinës kishte ndarë 75 mijë euro për dekorimin e shesheve. Vitin e kaluar ishin vendosur bredhat artificial me gjatësi 10 metra në sheshet “Ibrahim Rugova”, “Zahir Pajaziti”, “Adem Jashari” dhe “Nëna Terezë”.

Ndryshe, i gjithë procesi i dekorimit kishte përfunduar më 23 dhjetor./Telegrafi/