Autoritetet amerikane kanë arrestuar dhe dëbuar qindra emigrantë pa dokumente, gjatë një operacioni të konsideruar si një kontroll rutinë, por që ka krijuar panik të madh në mesin e emigrantëve në të gjithë vendin.
Effektivët e Agjencisë federale të specializuar për dëbimin e emigrantëve kishin në shenjestër disa vatra emigrantësh të paligjshëm në Los Angeles, New York, Chicago, Austin dhe shumë qytete të tjera.
“Objektivat e këtyre operacioneve nuk ndryshojnë shumë nga arrestimet rutinë që kryhen çdo ditë nga ekipet që merren me ndjekjen e personave të shpallur në kërkim”, deklaroi një zëdhënës i kesaj agjencie.
Në një dekret të firmosur me 25 janar 2017, presidenti Donald Trump i ka dhënë përparësi dëbimit të emigrantëve klandestinë të përfshirë në çështje kriminale dhe të akuzuar për krime.