Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) në partneritet me Demokracia në Veprim (DNV) duke filluar nga dita e hënë do të organizojë tryezat me temën “Drejtësi zgjedhore në zgjedhjet e 11 qershorit”.
Tryeza e parë do të mbahet të hënën me 5 qershor 2017, nga ora 10:00 deri 12:00, në restorant “Çarshia e Jupave” Gjakovë, për të vazhduar me tryezën e dytë prej orës 14:00 deri 16:00 në Hotel “Dukagjini” në Pejë.
Në këto tryeza janë të ftuar përfaqësues të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Policisë së Kosovës (PK), Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), Komisioneve Komunale Zgjedhore (KKZ), përfaqësuesve të partive politike në KKZ, shoqërisë civile dhe akterë tjerë të rëndësishëm, që kanë për qëllim bashkëpunimin e koordinuar në mes të organeve menaxhuese të zgjedhjeve si dhe institucioneve të drejtësisë me qëllim të sigurimit të mbarëvajtjes dhe mbrojtjes së votës në ditën e zgjedhjeve.