Pas zvarritjes së punimeve e ankesave të përditshme të banorëve, më në fund ka nisur asfaltimi i rrugës “Muharrem Fejza” në Prishtinë.
Kjo rrugë kishte nisur punimet që nga 27 prilli i këtij viti, por procesi i punës kishte shkuar tejet ngadalë, duke bërë kështu që banorët edhe të protesojnë.
Në këtë rrugë përveç gypave të Ujësjellësit, e atyre të “Termokosit”, janë vendosur edhe kabllot e KEDS, PTK-së.
Kosto e punimeve të kësaj rruge janë 700 mijë euro.
Sipas kontratës, kjo rrugë është parapa të kryhet për 120 ditë./Telegrafi.