Site icon Telegrafi

Nis asfaltimi i rrugës në Senoc të Rahovecit

Në kuadër të projekteve që kanë të bëjnë me investime në përmirësimin e infrastrukturës rrugore në Komunën e Rahovecit, kanë nisur punimet në projektin rregullimi dhe asfaltimi i rrugës në fshatin Senoc.

Sipas projektit kjo rrugë do të shtrohet me asfalt, dhe është e një rëndësie të madhe për të gjithë banorët të cilët jetojnë në pjesën ku do të kaloj kjo rrugë.

Me rregullimin e kësaj rruge, do t’ua lehtësoj lëvizjen edhe nxënëseve të cilët mësimet e tyre i vijojnë në shkollën fillore e cila gjendet në këtë fshat.
Nga ana e tyre banorët e fshatit Senoc, falënderojnë Komunën e Rahovecit për fillimin e punimeve në rregullimin dhe asfaltimin e kësaj rruge.

Feim Fetoshit, drejtor i Drejtorisë ë Shërbimeve Publike në Komunën e Rahovecit, duke u bazuar në dinamikës së punimeve, nëse nuk paraqitet ndonjë vështirësi e pa planifikuar rruga pritët që të asfaltohet në fund të kësaj jave.

Gjatësi e rrugës është 854 metra, gjerësi 5 metra, rregullimi i kësaj rruge sipas kontratës, buxhetit të Komunës së Rahovecit do t’i kushtojë 68.776,24 euro.

Rregullimi i kësaj rruge është duke u bërë në kuadër të projektit ndërtimi dhe asfaltimi i rrugëve në qytetin e Rahovecit dhe në fshatrat Ratkoc dhe Pataqan i Ulët, vlera e përgjithshme e këtyre projekteve është 230.093,63 euro. /Telegrafi/

Exit mobile version