Telegrafi

Nis aktivitetin tregtar hidrocentrali më i madh në projektin Hidroenergjetik të Devollit në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vizituar hidrocentralin më të madh të projektit Hidroenergjetik të Devollit, HEC Moglica.

Rama e ka quajtur këtë një zhvillim të rëndësishëm në fuqizimin e sistemit elektro-energjetik në Shqipëri.

Në një lartësi prej 167 metra, Diga e Moglicës është njëra ndër më të lartat në botë.

“HEC Moglica, hidrocentrali më i madh në projektin Hidroenergjetik të Devollit, nis aktivitetin tregtar duke shënuar kështu një tjetër zhvillim të rëndësishëm në fuqizimin e sistemit elektro-energjetik në Shqipëri. Diga e Moglicës, me një lartësi prej rreth 167 metra, është një nga më të lartat në botë në llojin e vet. Fuqizimi i mëtejshëm i sistemit shqiptar të energjisë do të vijojë me Skavicën, vepra madhore e mbetur në sirtar prej më shumë se gjysmë shekulli, e cila do të nisë të ndërtohet vitin e ardhshëm pas përfundimit këtë vit të projektit të detajuar inxhinierik”, shkruan Rama. /Telegrafi/

&