Klubet kosovare kanë filluar tashmë të përforcohen për edicionin e ri të basketbollit.
Rahoveci, Prishtina, Golden Eagle Ylli si dhe Ponte Prizreni tashmë kanë zyrtarizuar transferimet e para duke sjell lojtarë të rinj në radhët e veta.
Por, gjatë ditës së sotme Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se afati kalimtar ka filluar gjatë ditës së sotme dhe do të zgjasë deri më 7 Shtator.
“Federata e Basketbollit e Kosovës ju njofton se nga 27.8.2019 deri më 7.9.2019 do të jetë afati kalimtar për të gjitha grupmoshat, si dhe paraqitja e lojtarëve të huaj”.
“Ju lutemi që për paraqitjen e lojtarëve të respektoni rregulloret mbi kalim dhe regjistrim të lojtarëve”, shkruan në njoftimin e FBK-së.
Ndryshe, Prishtina në sezonin e fundit është shpallur kampion gjersa ka fituar edhe Kupën e Kosovës. /Telegrafi/