Nipi i nervozuar i një gruaje të moshuar ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë, ku shihet se si gjyshja e tij ishte viktimë e një grupi të hajnave brenda një lokali.
Gruaja e moshuar ishte rrethuar nga dy femra dhe një mashkull që e shpërqendron të moshuarën, me qëllim që femrat të vjedhin çantën e gruas në zyrat e postës në Birmingham të Anglisë, transmeton Telegrafi.
Por, edhe pse fytyrat e dy nga tre hajnat shihen qartazi në video, Wes Thomas thotë se pronari i lokalit nuk ka pranuar t’i publikojë pamjet. Por për t’ia arritur qëllimit nipi i gruas së moshuar i ka filmuar me telefon të mençur pamjet nga kamerat e sigurisë, dhe më pas i ka publikuar në rrjetet sociale.
Veprimi i pronarit të lokalit ka nervozuar edhe shumë qytetarë, të cilët e quajtën frikacak, për faktin se nuk ka pranuar t’i publikojë pamjet e një vjedhje të kryer në lokalin e tij. /Telegrafi/