Site icon Telegrafi

Nipi i Muhammad Ali mposht kundërshtarin me një nokaut të frikshëm

Biaggio Ali Walsh, nipi i Muhammad Ali, ka marrë edhe fitoren e tij të dytë në PFL teksa mposhti Isaiah Figueroa në Las Vegas.

Luftëtari 24 vjeçar bëri debutimin e tij në PFL nëntorin e kaluar pasi ndaloi në mënyrë mbresëlënëse Tom Graessar në vetëm 45 sekonda. Duke hyrë në SmartCage për herë të dytë, Walsh insistoi që në sekondat e parë kundër Figueroas.

Figueroa pothuajse u rrëzua nga një goditje me dorën e djathtë, por ai arriti të qëndrojë në këmbë. Nipi i i Ali lëndoi sërish Figueroan vetëm pak çaste më vonë me dorën e djathtë dhe arbitri Marc Smith ndërhyri për të shpëtuar kundërshtarin e tij nga çdo dëmtim i panevojshëm.

Lexo po ashtu Tetë përballje, asnjë humbje - pesë me nokaut: Nipi i pamposhtur i Muhammad Ali tani do të ketë testin e vërtetë

Walsh tha pas përleshjes: “Unë e fillova këtë luftë paksa i tensionuar, isha paksa nervoz duke u përleshur para bashkëvendasëve të mi, por sapo u qetësova, atëherë rregullova gjithçka. Unë do të luftoj përsëri, pastaj do të vazhdoj të luftoj derisa të jem gati të bëhem profesionist”.

Walsh humbi debutimin e tij amator qershorin e kaluar pasi u mposht nga Devin Rothwell, por u rikthye në rrugët e fitores duke mposhtur Bradley Seaver në Crown Fighting Championship në Utah. Me tre fitore radhazi me nokaut nën rripin e tij, Walsh dëshiron të kthehet në kafaz sa më shpejt të jetë e mundur për të vazhduar ndërtimin e karrierës së tij.

https://twitter.com/deeblackmma3/status/1644526790801604610

Walsh ishte një futbollist amerikan i shquar në kolegj, por hoqi dorë nga sporti për t’u futur në MMA.

Biaggio është një nga dy fëmijët e Rasheda Ali, një nga vajzat (lindur më 1970) e Muhammad Ali. Vëllai i tij më i vogël Nico Walsh (22 vjeç) është një boksier profesionist. Ai është i pamposhtur në tetë meçe, me fitoren e tij të fundit që erdhi shkurtin e kaluar kundër Eduardo Ayala. /Telegrafi/

Exit mobile version