Telegrafi

Nipi i John Kennedyt në protestën e Berlinit kundër COVID-19: Bill Gates ka agjendë të fshehur

Djali i Robert F Kennedyt dhe nipi i ish-presidentit të SHBA, John F Kennedy ka marrë pjesë në protestën e Berlinit kundër masave për përhapjen e coronavirusit.

Robert F Kennedy Jr është kundërshtar i ashpër i vaksinimit të personave të infektuar me COVID-19, por po kritikohet nga anëtarët e familjes Kennedy për pikëpamjet e tij, transmeton Telegrafi.

Në protestën e mbajtur pranë portës së Brandenburgut në Berlin ishin përfshirë edhe fëmijët, raporton BBC.

“Unë nuk jam simpatizues i krahut ekstrem të djathtë. Jam këtu për të mbrojtur liritë tona themelore”, tha para mediave 66-vjeçari teksa kishte të veshur një bluzë, ku shkruante, “Mendimet ndihmojnë”.

Theksojmë se avokati ka folur për, sipas tij, axhendën bio të sigurisë së Bill Gatesit, kundër mbikëqyrjes autoritare dhe grusht-shteteve si dhe sponsorizimeve të kompanive farmaceutike kundër demokracisë liberale.

Lexo po ashtu Policia e Berlinit shpërndau protestën kundër coronavirusit: Nuk kemi pasur mundësi tjetër

Kujtojmë se politikani dhe aktivisti për të drejtat e njeriut ka qenë edhe senator i partisë demokratike të SHBA-së

Ndryshe, mbi 18 mijë protestues janë shpërndarë nga policia, e cila ka intervenuar pas disa trazirave të vogla dhe mos mbajtjes së distancës fizike. /Telegrafi/