Në rrjetet sociale janë përhapur disa fotografi, që i shfaqin telekomandat të mbuluara me letër dhe të hapura vetëm te butonat e nevojshëm.
Këto improvizime, siç thuhet i kanë bërë nipërit/mbesat që kanë probleme me gjyshet, të cilat gjithmonë shtypin pjesët e panevojshme duke dhënë komanda të gabuara, transmeton Telegrafi.
Në këtë mënyrë, po evitohet ndryshimi i panevojshëm i kanaleve, si dhe editimet në televizion dhe pajisjen transmetuese.
“Gjyshja ankohej se po ngatërrohej gjatë tërë kohës, andaj e ‘gjyshëzova’ telekomandën”, ka shkruar njëri përbri fotografisë, e cila është pasuar nga shumë të tjera. /Telegrafi/