Site icon Telegrafi

Nio teston ET7 në rrugët e Polonisë përpara lansimit në tregun evropian

Dërgesa e parë e modelit ET7 nga Nio është tashmë në rrugën e saj për në Evropë derisa shitjet do të fillojnë së shpejti në Gjermani, Holandë, Danimarkë, Suedi dhe Norvegji.

Mjaft befasi për dy veturat ET7 të kamufluara që u panë përtej kufirit nga Gjermania, në qytetin port të Szczecin, Poloni.

Polonia nuk u përmend fare në planet e Nio për zgjerimin evropian, por ka kuptim që kompania të eksplorojë vendet fqinje, transmeton Telegrafi.

Nuk është e pazakontë që klientët në BE të blejnë makina nga vendet fqinje sikurse Gjermania dhe Nio pret të shohë makinat e saj të shiten përfundimisht në Poloni, Çeki, Austri dhe në shumë vende të tjera.

Këto makina në rrugët e Polonisë nuk do të thotë se Nio po përgatitet të zgjerojë rrjetin e saj të shpërndarjes.

Megjithatë, ka kuptim që kompania të vazhdojë të eksplorojë infrastrukturën dhe të gjykojë përgjigjen nga klientët e mundshëm në të njëjtën kohë. /Telegrafi/

Exit mobile version