Nio po përgatitet që ta lansojë edhe nën-brendin e tretë në ndjekje të zgjerimit të saj tregun e veturave elektrike.
Njësoj si Alps, nën-brendi i dytë i Nio, ky produkt i ri do ta ketë një strukturë të veçantë të korporatës me një departament të pavarur për Zhvillim dhe Studim. Kompania veçse ka filluar një kampanjë punësimi për ekipin bazë.
Sipas disa raportimeve të mëhershme, brendi i ri do të synojë prodhimin e veturave çmimi i të cilave fillon nga 14,400 euro, dhe nuk do ta tejkaloi shifrën e 28,800 eurove. Nio po përsërit atë që Toyota e ka bërë me markën Lexus dhe me investim e saj në Subaru dhe Suzuki, raporton ArenaEV, përcjell Telegrafi.
Edhe pse kjo është hera e parë që po dëgjojmë për këtë projekt, në fakt ky projekt ka filluar në të njëjtën kohë kur u themelua edhe nën-brendi Alps. Nga brenda kompanisë, ky projekt quhet Firefly, dhe referohet ndryshe si FY.
Brendi Alps është në zhvillim e sipër, ndërsa vetura e saj pritet që të prodhohet dhe lansohet në treg gjatë vitit 2024. /Telegrafi/