Site icon Telegrafi

Ninxha në mbrojtje të qytetit

25-vjeçari, i vetëshpallur “Ninxha i lagjes së Tunbridge Wellsit” thotë se është “mjeshtër” i arteve marciale japoneze për maskim dhe infiltrim, shkruan Metro.

Misioni i tij është i thjeshtë – t’i pastrojë rrugët. Duke folur në kushte anonimiteti ai tha: “Qëllimi im është t’i ndihmoj njerëzit. Jam shndërruar në Ninxha. Ka shumë telashe në Tunbridge Wells dhe komuniteti nuk duket i bashkuar si ka qenë më përpara. Mesazhi që dua të jap është serioz, njerëzit duhet të bëhen bashkë dhe të lajmërojnë incidentet”.

Simon Wilshaw nga policia e Kentit tha se “ai nuk e ka bërë veten të njohur” për policinë. “Edhe pse ne mbështesim përkrahjen e popullit ne nuk inkurajojmë askënd të merr ligjin në duart e veta”, tha Wilshaw. /Telegrafi/

Exit mobile version