Telegrafi

Nintendo zgjeron shërbimin video edhe në SHBA

Lajmi, i bërë i ditur nga vetë kompania, erdhi pas nënshkrimit të marrëveshjes së Nintendos me kompaninë Netflix. Të gjithë përdoruesit e Nintendos në SHBA kanë mundësinë të shkarkojë falas këtë shërbim, por sigurisht që atyre u duhet një abonim në këtë kompani.

Shkarkimi i këtij aplikacioni është aktualisht i vlefshëm. Kjo është pjesë e një strategjie të re që Nintendo po synon të arrijë, krahas tregut të lojrave. /Telegrafi/