Telegrafi

Nintendo shet vetëm 2.4 milionë Wii U

Nintendo e ka zbuluar numrin e konsolave të shitura të linjës Wii U gjatë vitit të kaluar, periudhë për të cilën kompania ka thënë se ka arritur të shesë mbi 2.4 milionë njësi.

Microsoft dhe Sony kanë lansuar gjeneratën e re të konsolave në fund të vitit të kaluar, dhe nëse krahasohen shifrat e këtyre kompanive i bie që rivalët e saj kanë shitur më shumë njësi për 6 javë, sesa Nintendo për 9 muaj.

Më saktë, Sony ka shitur mbi 4.2 milionë njësi të PlayStation 4 ndërsa Microsoft ka shitur 3.9 milionë njësi të konsolës së saj, shifra këto më të mëdha sesa ato të Nintendo’së dhe konsolës së saj – Wii U.

Nintendo megjithatë ka thënë se profiti i saj neto ka arritur në 99 milionë njësi, edhe pse kjo paraqet një rënie prej 30 qind. / Telegrafi /