Kjo shifër gjithashtu ka shënuar rekordin e ri të Nintendo’s, e cila nuk ka shitur asnjëherë më shumë dhe më shpejtë se kësaj radhe.
Konsola e re e Nintendo’s, përkatësisht modeli i ri 3DS ishte lëshuar në treg më 27 mars të këtij viti, dhe vetëm gjatë muajit mars, shitjet e kësaj konsole e kanë kaluar shifrën prej 400 mijë njësive.
Për ta përkthyer këtë numër në diçka edhe më interesante, atëherë duhet të thuhet se sasia e përgjithshme e konsolave 3DS të shitura deri më tani, e kalon shifrën 2.4 milionë.
A do të thotë kjo se konsola 3DS është produkti i ëndrrave për kompaninë Nintendo? Na shkruani përshtypjet tuaja, për suksesin e Nintendo’s. / Telegrafi /