Konsolat Nintendo Wii U dhe Nintendo 3DS nuk do të kenë më asnjë funksionalitet rrjeti duke filluar nga viti i ardhshëm.
Nintendo njoftoi se në fillim të muajit prill të vitit 2024, ata do të çaktivizojnë të gjithë komunikimin në internet për platformat e tyre të vjetra.
Kjo do të thotë që lojërat 3DS dhe Wii U nuk do të mund të luhen më në modalitetin me shumë lojtarë, dhe as tabelat e liderëve në internet dhe format e tjera të lojës në internet.
Ky është, meqë ra fjala, një vazhdimësi e dërgimit të konzollave të vjetra Nintendo në të kaluarën.
Në fillim të këtij viti, blerja e lojërave digjitale përmes eShop u çaktivizua për Wii U dhe 3DS.
Nëntë vjet më parë Nintendo bëri të njëjtën gjë për platformat e atëhershme Wii dhe DS. /Telegrafi/