Telegrafi

Nintendo me lojëra për iOS dhe Android?

Mu për këtë, Nintendo e ka liruar çmimin e konsolës së saj, si një përpjekje për ta rritur shitjen, dhe njëkohësisht t’i mbajë aksionarët e kompanisë të lumtur.

Investitorët e Nintendo’s kanë  thënë se duan që Nintendo të zhvillojë lojëra edhe për platformat tjera, të cilat do të përfshinin edhe sistemin operativ të Apple, iOS, si dhe atë të Google, Android.

Të dyja platformat janë duke u rritur në popullaritet, edhe sa i përket segmentit të lojërave të cilat luhen nëpërmjet telefonave të mençur mobil. / Telegrafi /