Site icon Telegrafi

Ninja, ‘streameri’ amerikan diagnostikohet me melanomë – një formë e kancerit të lëkurës

“Streameri” amerikan Tyler Blevins i njohur si Ninja, ka zbuluar se është diagnostikuar me melanoma, një formë e kancerit të lëkurës, shkruan BBC.

Duke postuar në X, lojtari 32-vjeçar i Fortnite – i cili ka 19 milionë ndjekës në Twitch, tha se një nishan i hequr nga këmba e tij u zbulua se ishte kanceroz, transmeton Telegrafi.

Ninja tha se një njollë e dytë e errët në këmbën e tij po kontrollohej gjithashtu, dhe megjithëse “i tronditur” ai ishte “mirënjohës që kishte shpresë” që kanceri u gjet herët.

Ai u ka bërë thirrje tjerëve që të kryejnë kontrolle të vazhdueshme mjekësore, me qëllim që të shmangen probleme të tilla me të cilat ai po përballet.

Ninja është bërë sinonim i Twitch që nga rikthimi i tij në “stream” në vitin 20202, pas një mosmarrëveshje që kishte patur me rivalin nga Microsoft, platforma Mixer që u mbyll në qershor të vitit të kaluar. /Telegrafi/

 

Exit mobile version