Një grup transmetuesish që luajnë Fortnite kanë vendosur të punojnë së bashku për të zhvilluar versionin e tyre të videolojës Battle Royale përmes Fortnite Creative 2.0.
Dr. Disrespect nuk është i vetmi transmetues që mendon se mund ta bëjë hit një videolojë. Pesë transmetues, të cilët së bashku kanë një audiencë prej 140 milionë njerëz, vendosën të krijojnë një “Fortnite më të mirë”.
Transmetuesit në fjalë janë: Ninja, TimtheTatman, Nickmercs, SypherPK dhe CourageJD.
Por, ndryshe nga Dr. Disrespect, këta të pestë do të krijojnë betejën e tyre mbretërore brenda Fortnite.
Këtë vit u lansua Fortnite Creative 2.0 ku mund të bëhen lojëra të veçanta ndërsa Ninja dhe ekuipazhi do të përpiqen t’i japin disa nga komplotet e tyre asaj që është në thelb Fortnite.
Për momentin, videoloja ka emrin e punës Project V, dhe transmetuesit thonë se nuk do të nxitojnë për ta prezantuar videolojën. Ata gjithashtu theksojnë se do ta zhvillojnë atë në komunikim me audiencën e tyre dhe se do të marrin reagime prej tyre për t’i dhënë formë. /Telegrafi/