“Aktiviteti ekonomik në shtet këtë vit do të ulet për 3,4 për qind si pasojë e krizës me Kovid-19, ndërsa shkalla e inflacionit do të ketë revizion të uljes dhe do të jetë 0,2 për qind, tregojnë projeksionet e prezantuara për ekonominë të Ministrisë së Financave sipas të cilave”.
Këtë e deklaroi ministrja e FinancaveNina Angellovska, sipas së cilës, për momentin punët po zhvillohen më mirë se sa pritej me skenarin e kujdesshëm të këtij dikasteri për ballafaqim me krizën.
“Realizimi i Buxhetit tregon se në prill të këtij viti janë realizuar të hyra buxhetore prej 14,2 miliardë denarë, që paraqet rënie prej 20 për qind në krahasim me prillin e vitit të kaluar. Të ardhurat nga tatimet në prill janë 7,2 miliardë denarë dhe janë ulur për 31 për qind në krahasim me prillin e vitit të kaluar, ndërsa janë realizuar kontribute prej 5,5 miliardë denarë, në nivel të
njëjtë me periudhën e vitit të kaluar. Realizimi i të ardhurave të tjera buxhetore (jotatimore, kapitale dhe donacione) është rreth 1,5 miliardë denarë dhe te ata ka rënie prej 20 për qind në bazë vjetore”.
“Skenari themelor i Ministrisë së Financave parasheh ngadalësim të aktivitetit ekonomik për -3,4 për qind me atë që efektet nga kriza e koronës ndaj ekonomisë, pritet që të jenë më të mëdha në tremujorin e dytë, në të tretin pritet ngadalësim i tkurrjes, përderisa në rimëkëmbjen e katërt të ekonomisë edhe rritje”, tha ministrja e Financave, Nina Angellovska në konferencën e sotme për media.
Ajo shtoi se projeksionet zyrtare të Ministrisë së Financave parashohin rënie të komponentës eksportuese prej 16,8 për qind, konsumi privat pritet të ulet për 3,3 për qind, ndërsa investimet bruto për 9,6 për qind në bazë reale.
Ndërsa kontribut pozitiv pritet nga konsumi publik për të cilin projektohet rritje prej 2,7 për qind, ndërsa importi i mallrave dhe shërbimeve rënie prej 15,8 për qind në bazë reale.
“Të ardhurat e TVSH-së ishin më të ulëta për -43,5 për qind – gjë që pritej nëse merren parasysh masat kufizuese për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve që ishin në fuqi gjatë muajit prill. Tatimi i të ardhurave personale shënoi rënie prej -1,7 përqind, tatimi mbi fitimin u rrit me 3,6 përqind, akciza rënie me 40 përqind dhe detyrimet doganore u ulë për 26 për qind”, tha Angellovska.
Ajo njoftoi se fitim më të madh ka nga taksa e fitimit. /Telegrafi/