Ndërmjetësuesi i OKB-së, Matthew Nimetz do të qëndrojë sot në Shkup, pas përfundimit të vizitës dhe takimeve në Athinë me qeveritarët grek, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Edhe në Shkup takimet e tij do të jenë me qeveritarët dhe elitën politike për të diskutuar detajet plotësuese rreth bisedimeve për emrin e Maqedonisë.
Përndryshe, Nimetz deklaroi mbrëmë se rrethanat janë krijuar dhe se është koha t’i jepet fund çështjes 25 vjeçare ndërmjet dy shteteve fqinje.
Nimetz do të pritet në Shkup edhe me protesta që organizohen kundër bisedimeve dhe kundër ndryshimit të emrit të vendit./Telegrafi/